
27 Sep 15 gjërat më të mira që mund të bëni në Tiranë
Tirana ka shumë vende që mund t’i vizitoni dhe të mahniteni. Shumë histori, art, përvoja njerëzore dhe trashëgimi kulturore në një qytet që tashmë ka marrë përmasat e një metropoli. Por cilat janë 15 vendet më të mira për t’u vizituar?
Më poshtë është një listë e bazuar në vlerësimet që njerëzit kanë bërë në portalin e njohur Tripadvisor.
1. BunkArt 1
Bunkart është një vend tërheqës për t’u vizituar. Bunkeri është një vepër arkitekturore dhe e përzier me disa instalime fantastike arti. Një nga muzetë më të veçantë në botë.
2. BunkArt 2
Muzeu ofron një përzierje të bukur të objekteve origjinale të epokës komuniste me elementë të artit abstrakt, të cilat janë përdorur për të rindërtuar disa aspekte të errëta të asaj periudhe. Një muze i punuar mirë me një dozë trishtimi që nderon vuajtjet e kaq shumë njerëzve të pafajshëm.
3. Dajti Ekspres
I ndodhur vetëm 15 minuta nga qendra e Tiranës, “Dajti Ekspres” u ofron vizitorëve të tij një eksperiencë të paharrueshme. Merrni udhëtimin 15-minutësh në malin e Dajtit në teleferikun më të gjatë në Ballkan dhe shijoni pamjet mahnitëse të qytetit.
4. Sheshi Skënderbej
Ky shesh i qytetit është rikonstruktuar së fundmi. I ndërtuar nga gurë që përfaqësojnë çdo rajon të Shqipërisë, është shumë mbresëlënës për t’u parë. Ai është i rrethuar nga ndërtesat e të së kaluarës, por tani është një pikë moderne referimi.
5. Parku i Madh i Liqenit
Ka një liqen, ambiente të ndryshme sportive, pista vrapimi, shtigje për ecje, WIFI falas, teatër dhe restorante. Ka burime uji, stacione ftohjeje dhe shumë zona me hije dhe ndenjëse. Ekziston edhe një zonë e caktuar për festa.
6. Shtëpia e gjetheve
Regjimi komunist kishte një rrjet të gjerë vëzhgimi të jetës private dhe publike të qytetarëve të tij. Në këtë muze, dikur selia e Policisë Sekrete, prezantohen metodat e survejimit, torturat e pësuara nga ata që u arrestuan dhe shumë fakte interesante për kohën e komunizmit në Shqipëri.
7. Muzeu Historik Kombëtar
Një mozaik i madh mural që përshkruan figura të lashta dhe moderne nga historia shqiptare zbukuron hyrjen. Ka shumë pavionë. Një vizitë është e domosdoshme për të kuptuar historinë, kulturën, traditat dhe zakonet e kombit të madh të Shqipërisë.
8. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Kisha u përfundua në vitin 2012 dhe shquhet për stilin e saj të jashtëzakonshëm modern bizantin – kupolat dhe harqet klasike bizantine janë ndërtuar me kthesa moderne dhe të pazakonta – një lloj stili Gaudi. Një kullë e veçantë kambanore ngrihet anash. Kisha mund të vizitohet falas, dhe nga brenda është gjithashtu e bukur.
9. Pazari i Ri
Një pamje moderne e pazarit të dikurshëm, ky version i sterilizuar i pazarit është paraqitur shumë mirë, i mbushur me fruta, perime dhe suvenire shumëngjyrëshe shqiptare. E gjithë zona është rinovuar dhe ka edhe disa kafene dhe bare të këndshme.
10. Statuja e Skënderbeut
Ky është monumenti kryesor dhe më i rëndësishëm i Tiranës, është gjithashtu shtatorja e heroit kombëtar shqiptar në qendër të një sheshi që mban emrin e tij, absolutisht duhet parë kur vjen në Tiranë, fotografia juaj me statujën e Skënderbeut mund të jetë e vetmja provë që keni vizituar Tiranën.
11. Galeria Kombëtare e Arteve
Nëpërmjet ekspozitave të përkohshme, Galeria Kombëtare e Arteve promovon tendenca të rëndësishme për publikun, nga tradita e artit pamor tek metodat bashkëkohore, të cilat tashmë po aplikohen në Shqipëri dhe në mbarë botën. Misioni i Galerisë Kombëtare të Arteve është të frymëzojë dhe edukojë brezin e ri për t’iu qasur arteve pamore.
12. Xhamia e Et’hem Beut
Me pikturat, dekorimet, qilimat, arkitekturën e shkëlqyer, kjo xhami është unike dhe ia vlen të vizitohet. Pamja përmes mureve të xhamit nga brenda xhamisë deri te sheshi Skënderbej me fluksin e njerëzve dhe ngjyrave i shton hijeshi vizitës suaj.
13. Qendra Tregtare Toptani
Qendra tregtare është mjaft unike, me 8 nivele dyqanesh. Qendra tregtare ndodhet në qendër të qytetit. Ka shumë dyqane për të zgjedhur me alternativa të cilësisë së mesme deri në të lartë.
14. Rruga Murat Toptani
Është një rrugë pedonale, me pemë nga të dyja anët dhe me shumë kafene dhe ristorante. Kalanë e Tiranës e gjeni në këtë rrugë dhe qendrën tregtare Toptani në fund të saj. Ështe shumë e bukur për një shëtitje ose për të konsumuar diçka.
15. Kulla e Sahatit
Pas xhamisë së Et’hem Beut në këndin juglindor të sheshit Skënderbej ndodhet kjo kullë 35 metra. Gjysma e poshtme e saj pasqyron periudhën osmane; kurse gjysma e sipërme pjesë më perëndimore, duke përfshirë një çati veneciane. Ora është nga Gjermania. Kulla është një shenjë e kohës, shkallët e saj origjinale prej druri janë zëvendësuar me shkallë metalike.
Sorry, the comment form is closed at this time.