Sëmundjet e zgavrës së gojës janë të përhapura dhe prekin 80-90% të popullsisë. Ato kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm të çdo individi. Por pavarësisht këtij ndikimi, kujdesi për shëndetin oral shpesh neglizhohet. Është shqetësues fakti se prishja e dhëmbëve nuk është më një problem që vuajnë të rriturit, por këto probleme shfaqen edhe në radhët e të rinjve. Cilët janë faktorët më të zakonshëm që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve?
Sipas stomatologëve, disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: mungesa e trajtimit, kequshqyerja, konsumimi i duhanit, ëmbëlsirat etj… Për të pasur dhëmbë më të shëndetshëm duhet të keni kujdes me ushqimet që përmbajnë një sasi të madhe sheqeri. Ëmbëlsirat nuk janë të vetmet ushqime që nxisin formimin e acidit dhe zgavrës. Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme si lëngjet e frutave, pijet energjike, arrat dhe patatet e skuqura të llojeve të ndryshme përmbajnë sasi të larta të sheqernave, të cilat nxisin prishjen e dhëmbëve. Pijet e gazuara gjithashtu mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Por çfarë problemesh mund të shkaktojnë dhëmbët e prishur?
Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë probleme të ndryshme si: njollë e dhëmbëve, mbindjeshmëri dhe dhimbje, vështirësi në të ushqyer, infeksione të dhëmbëve. Sipas mjekëve stomatologë, disa shenja të dhëmbëve të prishur janë: shija e keqe në gojë, mishrat e fryrë apo të skuqur, mishrat e dhëmbëve që rrjedhin gjak, dhëmbët lëvizin, dhimbje gjatë përtypjes, gurë në sipërfaqen e dhëmbëve. Nëse keni ndonjë nga këto shenja, shkoni menjëherë te dentisti. Nëse keni ndonjë nga këto shenja, shkoni menjëherë te dentisti. Pse është e rëndësishme të lani dhëmbët?
Gjatë natës sasia e pështymës zvogëlohet, duke i lënë dhëmbët më pak të mbrojtur nga acidet bakteriale. Për këtë arsye, larja e dhëmbëve në mbrëmje është shumë e rëndësishme. Larja e dhëmbëve duhet të zgjasë 2-3 minuta, dy herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta. Përdorni gargarë para gjumit. Nuk rekomandohet të hani pas kësaj procedure. Nëse ndiqni këto këshilla të thjeshta, do të ulni shumë rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Cila është mënyra e duhur për të pastruar dhëmbët?
Para së gjithash, larja e dhëmbëve në drejtim horizontal nuk është e saktë. Metoda e duhur është të mbani furçën e dhëmbëve në një drejtim vertikal dhe më pas të lani dhëmbët në drejtim nga lart-poshtë. Larja horizontale nuk rekomandohet për arsye të ndryshme. Dhëmbët nuk pastrohen mirë dhe mishrat e dhëmbëve do të dëmtohen. Përveç kësaj, ka shumë teknika të tjera që mund të përdoren. Dentistët rekomandojnë të ashtuquajturën teknikë “Bas”: mbajeni furçën e dhëmbëve në një kënd 45 ° në drejtim të dhëmbëve dhe rrotulloni atë me lëvizje të shkurtra horizontale. Bëni të njëjtën gjë për çdo dhëmb. Cila është mënyra më e mirë për të ruajtur higjienën orale?
Mënyra më e mirë për të ruajtur higjienën orale është larja e dhëmbëve çdo ditë pas vakteve kryesore ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë me furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli çdo 6 muaj nga dentisti.
Sorry, the comment form is closed at this time.