La Proprietà
Ndodhet në qendrën historike të qytetit të Tiranës, në një nga zonat më të frekuentuara të tij. Mendohet se kalaja i përket një prej fortifikimeve të ndërtuara apo rindërtuara nga perandori Justinian. Një pjesë e mureve rrethuese që mund të shihen sot në tokë i përkasin ndërtesave të shekujve të kaluar, të cilat janë ndërtuar nga Ahmet Pashë Bargjini në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të mbi rrënojat e kalasë antike. Në vitin 1798 ra në duart e familjes Toptani nga Kruja. Në vitin 1832 u shemb me urdhër të Vezirit të Madh Mehmet Reshit Pashë. Sot ruhen një pjesë e mureve veriore dhe pjesë të anës jugore të saj, të cilat ndërthuren këndshëm me infrastrukturat përreth. Brenda mureve të kalasë së Tiranës është ndërtuar së fundmi një pedonale e re, e kthyer në një hapësirë rekreative për kryeqytetin. Kjo hapësirë shërben si një mjedis në të cilin promovohen artizanët dhe traditat vendase, kulinaria dhe arti i Tiranës.
WiFi
Parkim
Parkim bicikleta
Festa/Evente
Sorry, the comment form is closed at this time.