Parku i Madh i Liqenit

La Proprietà

Parku i Madh i Liqenit Artificial është masivi më i madh i gjelbër në qytetin e Tiranës. Nga pikëpamja funksionale zgjidh në një masë të caktuar nevojat e popullatës për pushim dhe rekreacion, liri të lëvizjes dhe vrapim për të gjitha moshat. Sipërfaqja e Parkut të Madh përbëhet nga një masiv kodrinor me shpate pak të pjerrëta. Në pjesën jugore formohet shtrirja ujore e Liqenit Artificial, i cili me shtrirjen e tij krijon gjire shumë të vegjël e piktoreskë.

Ndërtimi filloi në vitet 1950. Parku dhe liqeni artificial mbeten një nga zonat më të njohura të kryeqytetit. Parku i Madh quhet edhe mushkëria e qytetit për shkak të bimëve të shumta, mbi 120 llojeve të pemëve, shkurreve dhe luleve. Në park gjenden disa lloje shpendësh si: Bilbili, Bufi, Harabeli i Gurit, Kapelja e Ujit, Dallëndyshja e zakonshme, Gardalina etj. Ndër kafshët mund të përmendim: breshkat, hardhucat, disa lloje gjarpërinjsh, kërmijtë dhe shumë insekte që rriten nën tokë dhe mbi tokë. Sipërfaqja aktuale e Parkut të Liqenit Artificial është 156.9 ha, ndërsa ajo e Liqenit Artificial është 4.5 ha.

WiFi

Parkim

Parkim bicikleta

Festa/Evente

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

More from this employer
Rruga Myslym Shyri
September 23, 2022
Kristal Center
September 23, 2022
Arena Center
September 23, 2022
Ring Center
September 23, 2022
You don't have permission to register