La Proprietà
E ndërtuar në vitin 1931, kjo shtëpi fillimisht ka shërbyer si maternitet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ndërtesa kaloi nën kontrollin e Gestapos. Në vitet e pasluftës kjo shtëpi u përdor si qendër hetimore, si dhe vend ku bëheshin tortura, u përdor deri në vitin 1948 kur Shqipëria prishi lidhjet me Jugosllavinë. Duke filluar nga vitet 1950, funksionet e ndërtesave ndryshuan.
Këtu ajo u rivendos si dega shkencore-teknologjike e Sigurimit të Shtetit, e njohur kryesisht për përdorimin e përgjimeve elektronike për të kontrolluar telefonat dhe sistemin postar të të huajve deri në shembjen e Sigurimit të Shtetit në vitin 1991. Sot, Shtepia e Gjetheve u bë një muze për të hedhur dritë mbi sistemin shoqëror shqiptar, nën një regjim që kërkonte të kishte kontroll total mbi trupat dhe shpirtrat e njerëzve.
WiFi
Parkim
Parkim bicikleta
Festa/Evente
Sorry, the comment form is closed at this time.